Lidhje

Rusia dhe Irani, dakord për një afat për centralit bërthamor


Rusia dhe Irani kanë rënë dakord për vendosjen e një afati për përfundimin e ndërtimit të centralit të parë bërthamor të vendit, në Busher. Drejtori i kompanisë shtetërore ruse që po ndërton centralin, tha se mosmarrëveshjet me Iranin janë zgjidhur dhe se të dyja palët kanë rënë dakord mbi një afat për përfundimin e projektit.

Ndërtimi i centralit të Busherit është zvarrisur, ngaqë Rusia ka thënë se Irani i ka vonuar pagesat. Por Teherani është i mendimit, se Moska e ka vonuar punën, për arsye politike. Ndërkohë, Irani dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike i dhanë fund tri ditë bisedimesh, të cilat u përqëndruan tek ndotja me mbetje uraniumi, që u zbulua nga inspektorët e Agjencisë në një Universitet të Teheranit.

Media shtetërore iraniane citon ambasadorin e Iranit në Agjencinë Ndërkombëtare Atomike, Ali Asgar Soltanieh, të ketë thënë se zyrtarët iranianë dhanë përgjigjet e nevojshme në bisedimet lidhur me burimin e ndotjes.//lk

XS
SM
MD
LG