Lidhje

Bosnje: Arrestohet një i dyshuar për krime lufte


Forcat e sigurisë në Bosnje ndaluan një ish-udhëheqës ushtarak, serb të Bosnjes, të dyshuar për krime kundër njerëzimit gjatë luftrave ballkanike të viteve ’90. Autoritetet thonë se e kapën Momir Saviç-in në qytetin juglindor të Vishegradit.

Prokurorët lëshuan një urdhër arresti për të, nën dyshimin se ka kryer krime kundër civilëve myslimanë në zonën e Vishegradit në vitin 1992, ndërsa forcat serbe vranë, apo i dëbuan shumicën e myslimanëve dhe kroatëve nga Bosnja lindore. Autoritetet nuk dhanë hollësi të tjera lidhur me këtë çështje.

Lufta e Bosnjes përfundoi zyrtarisht në vitin 1995, me Marrëveshjen e Dejtonit, e cila e ndau vendin në dy entitete, në Republikën serbe të Bosnjes dhe në Federatën myslimano-kroate.//lk

XS
SM
MD
LG