Lidhje

Rusia: Njohja e pavarësisë së Kosovës shkelje e ligjit ndërkombëtar


Rusia paralajmëroi se mbështetja e vendeve të ndryshme për pavarësinë e Kosovës nga Serbia do të përbënte shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe mund të çonte në një krizë jashtë kontrollit.

Ministria e Jashtme ruse bëri sot një deklaratë, në të cilën kritikonte ato që i cilësonte si përpjekje të disa vendeve për të anashkaluar Këshillin e Sigurimit mbi çështjen e Kosovës.

Zyrtarë të ministrisë së jashtme ruse thanë se vendimi i Bashkimit Evropian javën e kaluar për të dërguar një mision policor dhe sigurimi në Kosovë do të ishte i paligjshme nëse nuk miratohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Përfaqësuesit e Serbisë dhe udhëheqësit e Kosovës përfunduan disa muaj bisedimesh me ndërmjetësinë e komunitetit ndërkombëtar lidhur me statusin e ardhshëm të Kosovës pa arritur një marrëveshje.

Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica, bëri përsëri sot thirrje për vazhdimin e bisedimeve. Këshilli i Sigurimit do të debatojë të mërkurën mbi perspektivat e statusit të Kosovës. //iç//

XS
SM
MD
LG