Lidhje

Julia Timoshenko - kryeministrja e re e Ukrainës


Parlamenti i Ukrainës miratoi Julia Timoshenkon në postin e kryeministres së vendit. Zonja Timoshenko e siguroi fitoren sot, me një rezultat të ngushtë, duke marrë 226 vota në Parlamentin prej 450 vendesh, që është minimumi absolut i nevojshëm për të ardhur në pushtet. 225 ligjvënës, të cilët janë kundër ktheimit të saj në postin e kryeministrit, e bojkotuan votimin.

Javën e kaluar, zonja Timoshenko, e cila mbështet lidhje të ngushta me Perëndimin, humbi miratimin në Parlament, vetëm për një votë. Pastaj ajo akuzoi rivalët e saj politikë se kishin fallsifikuar makinën elektronike të votimit, duke thënë se nuk ishin regjistruar dy vota në favor të saj. Më vonë, parlamenti miratoi përbërjen e kabinetit, duke përfshirë edhe ministrin e jashtëm dhe atë të mbrojtjes.

Presidenti Viktor Jushçenko e emëroi zonjën Timoshenko javën e kaluar, pasi përkrahësit e të dy udhëheqësve ranë dakord të rikrijonin koalicionit pro-Perëndimit që solli në pushtet zotin Jushçenko në vitin 2005. Ata ishin partnerë në Revolucionin Portokalli, siç u quajtën protestat masive kundër mashtrimeve gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2004.

Zoti Jushçenko fitoi në zgjedhjet e përsëritura me urdhër gjykate dhe e emëroi kryeministre zonjën Timoshenko. Më vonë, ai e shkarkoi atë, pas një mosmarrëveshjeje politike.//lk

XS
SM
MD
LG