Lidhje

Sarkozi dhe Papa Benedikti takohen në Vatikan për bisedime


Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, dhe Papa Benedikti u takuan në Vatikan për bisedime, që kishin të bënin me problemet e Evropës e të Lindjes së Mesme si dhe me vështirësitë e pengjeve.

Papa dhe presidenti zhvilluan sot një bisedë private 25 minutëshe, para se zoti Sarkozi i paraqiti Papës anëtarët e delegacionit të tij.

Lajmet nga Franca bëjnë të ditur se presidenti Sarkozi pritej ta ftonte Papën që të bëjë një vizitë zyrtare në Francë vitin e ardhshëm. Pas vizitës zoti Sarkozi vizitoi varrin e Papa Gjon Palit të dytë në basilikën e Shën Pjetrit.

Udhëheqësi francez do të hajë sonte darkë me kryeministrin italian Romano Prodi dhe me kryeministrin e Spanjës, Hose Luiz Rodrigez Zapatero. //bsa//

XS
SM
MD
LG