Në Shqipëri, këshilli i Rregullores dhe Imuniteteve vendosi sot t'i kërkojë parlamentit që në seancën e së hënës të votojë për heqjen e imunitetit të Ministrit të jashtëm Lulëzim Basha.
Vendimi u mor në unanimitet nga anëtarët e të dy krahëve në Këshill. Përfaqësuesit e djathtë votuan në favor duke kryer kështu një akt politik, pasi në raportin përfundimtar ata shprehen se dyshimet dhe faktet e paraqitura nga prokuroria ndaj ministrit Basha janë të pabaza.
Ish prokuori i përgjithshëm Theodhori Sollaku kishte kërkuar nisjen e hetimeve ndaj zotit Basha, për periudhën kur ky i fundit drejtonte sektorin e transporteve, lidhur me procedurat e financimit për nëdrtimin e segmentit Rrëshen Kalimash, pjesë e aksit që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën.
Nga ana e tyre përfaqësuesit e opozitës, mbështetën kërkesën për heqjen e imunitetit pasi sipas tyre të dhënat e prokuorisë janë të mjaftueshme dhe të mbështetura në prova.
Në raport, me propozim të kryetares së parlamentit Jozefina Topalli u përfshi edhe një frazë sipas së cilës parlamenti angazhohet t'i përgjigjet pozitivisht cdo kërkese të prokurorisë për heqje imuniteti deputetësh. (ze)