Lidhje

Rusia kryen me sukses provën e një rakete balistike ndërkontinentale


Zyrtarët ushtarakë rusë thonë se kanë kryer me sukses provën e një rakete balistike ndërkontinentale që do të shërbejë për modernizmin e raketave të epokës sovjetike.

Ministria e Mbrojtjes tha dje se raketa e tipit RS-24 u lëshua nga Pletsku në Rusinë veriperëndimore dhe goditi me sukses objektiva në Gadishullin e Kamçatkës, 7 mijë kilometra larg.

Një provë e suksesshme po me raketën RS-24 u krye edhe në muajin maj.

Zyrtarët rusë thonë se arma e re është e aftë t’i shmanget çdo sistemi për mbrojtjen kundër raketave. //ii

XS
SM
MD
LG