Lidhje

Bosnje Hercegovinë: Nikola Spiric i kërkohet të formojë qeverinë e re


Presidenca kolektive e Bosnje Hercegovinës i kërkoi kryeministrit në detyrë Nikola Spiric të formojë qeverinë e re të vendit.

Zoti Spiric dha dorëheqjen si kryeministër në nëntor për të protestuar ndaj reformave të propozuara nga përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnje, Miroslav Lajçak që synonin forcimin e institucioneve qendrore të vendit të ndarë etnikisht.

Kriza u shua pasi udhëheqësit e Federatës Myslimano-Kroate dhe të Republikës Serbe ranë dakort për disa rrugë më të efektshme votimi dhe për hapat për të reformuar forcat policore që janë të ndara.

Pas kësaj marrëveshjeje, Bosnje Hercegovina sigloi dokumentet e asocim stabilizimit me Bashkimin Evropian. Marrëveshja e asocim stabilizimit pritet të nënshkruhet pasi parlamenti i Bosnjes të miratojë ligjin për unifikimin e forcave policore. Parlamenti pritet të shqyrtojë nesër emërimin e zotit Spiric si kryeministër. //bsa//

XS
SM
MD
LG