Lidhje

Benazir Buto, pjesë e një trashëgimie politike


Benazir Buto e trashëgoi partinë nga i ati, dhe e udhëhoqi atë me zotësi deri kur u bë e para femër që merrte postin e kryeministres në këtë vend mysliman.

Ajo qëndroi në këtë post nga viti 1988 deri në 1990 dhe më pas nga 1993-1996, ndërkohë që ndaj administratës së saj kishte akuza të shumta për korrupsion.

Pas qëndrimit në mërgim për 8 vjet, ajo vendosi të kthehej, megjithëse ndaj saj ishin bërë kërcënime për atentat.

"Nuk besoj se asnjë mysliman i vërtetë do të ndërmerrte sulm ndaj meje, pasi feja islame e ndalon sulmin kundër grave, dhe myslimanët e kanë të qartë se nëse sulmojnë një grua, do të digjen në skëterrë. Prandaj nuk besoj se jam në rrezik," u shpreh ajo në tetor, para se të kthehej në Pakistan.

Ajo kishte bërë një marrëveshje me presidentin Pervez Musharaf për të mundësuar kthimin në atdhe, ku filloi fushatë për partinë e popullit pakistanez. Kjo parti, u themelua nga i ati në vitet 1960 dhe ka qenë një ndër forcat e pakta politike në Pakistan që ka siguruar mbështetje nga shtresa të gjera njerëzish.

Kthimi i saj në tetor u shoqërua me një sulm vetëvrasës që shkaktoi vdekjen e 140 vetëve dhe që acaroi edhe marrëdhëniet e saj me Presidentin Musharaf.

Zonja Buto ishte një kritike e hapur e gjendjes së jashtëzakonshme nga Presidenti Musharaf më 3 nëntor. Megjithë paralajmërimet nga zyrtarët pakistanezë të sigurimit, ajo i vazhdoi tubimet për të siguruar përkrahje në zgjedhjet e janarit. //bsa//

XS
SM
MD
LG