Lidhje

Protesta në Hong Kong: "Jo" shtyrjes së demokracisë nga Pekini


Qindra veprimtarë pro demokracisë marshuan sot në Hong Kong për të protestuar kundër një vendimi i cili e shtyn procesin demokratik në këtë terriror edhe për 10 vjet. Kina ka thënë se do të lejojë Hong Kongun të zgjedhë udhëheqësin e vet duke filluar nga viti 2017 dhe parlamentin nga viti 2020.

Partitë pro demokratike të Hong Kongut kanë kërkuar që zgjedhjet demokratike të udhëheqësve të fillojnë në vitin 2012. Ministri i jashtëm britanik David Miliband me anë të një deklarate e quajti këtë shtyrje një zhgënjim.

Planet u bënë ditura nga një Komision i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës pas raportit mbi reformat të paraqitur nga shefi ekzekutiv i Hong Kongut Donald Tsang. Nën sistemin e tanishëm vetëm gjysma e anëtarëve të parlamentit të Hong Kongut zgjidhet me votime ndërsa shefi ekzekutiv i këtij terrirori zgjidhet nga një komitet prej 800 anëtarësh, shumica e tyre mbështetës të Pekinit.//lk

XS
SM
MD
LG