Lidhje

Musharaf mohon implikimin e qeverisë në vrasjen e Benazir Butos


Presidenti pakistanez Pervez Musharraf mohoi akuzat se ushtria dhe shërbimet e zbulimit ishin të përfshira në vrasjen e ish kryeministres Benazir Bhutto.

Gjatë një konference shtypi sot në Islamabad, zoti Musharraf tha gjithashtu se nuk është i kënaqur me hetimin për vdekjen e udhëheqëses së opozitës.

Zoti Musharraf iu referua faktit se pak pas sulmit, televizionet treguan pamje të pastrimit të zonës, por tha se kjo tregon thjesht mungesë efiçence nga ana e qeverisë, por jo përpjekje për të fshehur prova të krimit.

Zonja Bhutto u vra të enjten e kaluar gjatë një mitingu në Ravalpindi. Presidenti Musharaf tha gjithashtu sot se e kishte paralajmëruar disa herë zonjën Buto dhe partinë e saj për kërcënimet që i kanoseshin.

Ai hodhi poshtë zërat se kishte pasur probleme në punën e personelit të sigurimit, duke thënë se zonja Buto kishte në dispozicion një njësi të plotë sigurimi. Ai tha se ajo ishte në një farë mase vetë përgjegjëse, pasi kishte dalë mbi makinë për të përshëndetur përkrahësit e saj. //iç//

XS
SM
MD
LG