Lidhje

Irak: 60 të vrarë në 2 shpërthime vetëvrasëse


Policia irakine njofton se dy shpërthime vetëvrasëse në veri të Bagdatit shkaktuan 14 të vrarë dhe 20 të plagosur. Dëshmitarët dhe zyrtarët thonë se personi i parë hodhi veten në erë, para një zyre që ofron shërbime për xhamitë suni në rajonin Adamija. Pas pak, në të njejtin vend, ndodhi edhe një shpërthim i dytë.

Zyrtarët thonë se kryetari i një grupi suni që gëzon mbështetjen amerikane dhe që lufton kundër Al-Kaidës në Irak, u vra gjatë shpërthimeve. Shumica e viktimave ishin anëtarë të grupit suni.

Disa arabë suni në Irak kanë krijuar grupe të armatosura që bashkëpunojnë me forcat amerikane për të përmirësuar sigurinë dhe luftuar kundër grupeve të lidhura me Al-Kaidën. Nga zhvillimet e tjera, dy shpërthime të tjera pranë universiteteve në Bagdat lanë të vrarë 4 persona. //ad//

XS
SM
MD
LG