Lidhje

Djali i Benazir Butos i kërkon OKB-së të bëjë hetime


Djali i ish-kryeministres pakistaneze Benazir Buto, u bëri përsëri thirrje Kombeve të Bashkuara për të zhvilluar hetime lidhur me vrasjen e nënës së tij.

Në konferencën e parë për shtyp që kur mori drejtimin e Partisë së Popullit të Pakistanit, 19-vjeçari Bilawal Bhuto Zardari tha sot se ai nuk ka besim se hetimi i zhvilluar nga qeveria e Pakistanit do të jetë transparent.

Zardari, i cili e dha konferencën e shtypit në Londër, po ashtu paralajmëroi se Pakistani mund të kalojë në krizë, nëse nuk zhvillohen zgjedhje paralamentare të drejta dhe të lira më 18 shkurt.

Djali adoleshent i zonjës Buto e mori drejtimin e Partisë së Popullit, pasi e ëma u vra më 27 dhjetor në një sulm vetëvrasës me bombë dhe me armë, pas një mitingu zgjedhor në Ravalpindi. Bashkëshorti i zonjës Buto, Asif Ali Zardari do të ketë tani për tani drejtimin e përditshëm të partisë, ndërsa djali i tij vazhdon studimet në Universitetin Oxford të Britanisë.

Bilawal Buto pohoi sot se ka eksperincë të kufizuar në fushën politike dhe shtoi se përparësia e tij tani është vazhdimi i studimeve, në mënyrë që të fitojë njohuritë e nevojshme për t’u përfshirë në arenën politike. Ai kërkoi që të mos ndërhyhet në jetën e tij private ndërsa vazhdon studimet në Oxford. (ze)

XS
SM
MD
LG