Lidhje

SHBA hedh poshtë deklaratat e Iranit mbi konfrontimin e anijeve


Shtetet e Bashkuara i hodhën poshtë deklaratat e Iranit, se një konfrontim mes anijeve të marinës amerikane dhe atyre iraniane ishte rutinë dhe e paralajmëruan Teheranin të mos e përsërisë më këtë veprim.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Dana Perino tha se veprimet e Iranit gjatë incidentit ishin “të papërgjegjshme” dhe “jo të zakonshme”. Ajo tha se është e vështirë për zyrtarët amerikanë të dinë se çfarë mendonte, apo po bënte Irani, apo nëse Teherani ka në plan të ndërmarrë veprime të ngjashme në të ardhmen.

Ushtria amerikane dhe zyrtarë qeveritarë thanë se të dielën, anijet amerikane u përgatitën për të hapur zjarr, pasi disa anije më të vogla iraniane vepruan me agresivitet në ngushticën strategjike të Hormuzit. Ministria e Jashtme iraniane tha se konfrontimi ishte i zakonshëm dhe sugjeroi se mund të ketë qenë rast i një identifikimi të gabuar. (ze)

XS
SM
MD
LG