Prokurorët në Gjeorgji e akuzuan kandidatin presidencial të opozitës, Badri Patarkatishvilit, për një grusht shteti dhe për organizimin e një sulmi terrorist, i cili dështoi.
Akuzat kundër Patarkatishvilit, i cili jeton mërgim të vetëimponuar në Londër, u bënë të njohura sot në Tbilisi. Prokurorët thonë se i kanë bllokuar llogaritë personale të bosit të mediave në Bankën e Gjeorgjisë. Patarkatishvili, një kundërshtar i deklaruar i presidentit Mihail Sakashvili ishte frymëzuesi kryesor në protestat e opozitës në muajin nëntor, që e detyruan presidentin të kërkojë mbajtejne e zgjedhjeve të parakohëshme.
Në votimet, që u mbajtën javën e kaluar, zoti Sakashvili siguroi një mandat të dytë. Ndërsa rivali i tij Patarkatishvili, mundi të sigurojë nën 7 për qind të votave.
Opoizta e ka akuzar presidentin për manipulim të votave dhe udhëheqësi i opozitës, Gaçeçilaxe u ka bërë thirrje përkrahësve të tij të dalin për të protetsuar ndaj rezultatit të votimeve të dielën në Tbilisi. (ze)