Lidhje

Vdes Edmund Hillary, njeriu që u ngjit për herë të parë në Everest


Aventurieri legjendar dhe filantropisti nga Zelanda e Re Edmund Hillary vdiq në moshën 88 vjeçare.

Ai u bë i njohur në gjithë botën në vitin 1953 kur së bashku me udhërrëfyesin Tenzing Norgey u bë njeriu i parë që ngjitej në Malin e Everestit, majës më të lartë në botë.

Kryeministrja e Zelandës së Re Helen Clark e njoftoi lajmin për vdekjen e tij sot herët. Zonja Clark e quajti zotin Hillary “Neozelandezin më të famshëm që ka jetuar ndonjëherë” dhe tha se vdekja e tij është një humbje e thellë për vendin.

Hillary e konsideronte veten një person të zakonshëm me pak aftësi, por të tjerët i vlerësonin arritjet e tij të jashtëzakonshme. Mbretëresha Elizabet e Britanisë i dha atij titullin e kalorësit në një nga aktet e para të saj si monarke në vitin 1953.

Hillary përshkoi Polin e Jugut dhe udhëtoi përgjatë Lumit Ganges me një barkë. Por bletari modest iu përkushtua gjithashtu edhe bamirësisë, veçanërisht në mbështetje të komuniteteve Sherpa në Nepal, vendi i Himalajave që i dha famën.//kk//

XS
SM
MD
LG