Lidhje

SHBA: Në prag të zgjedhjeve partiake në Karolinën e Jugut dhe Nevada


Senatori Barak Obama siguroi dje një përkrahje të rëndësishme në fushatën e tij për emërimin e kandidatit për President nga partia Demokratike. Zoti Obama siguroi mbështetjen e senatorit Xhon Keri të shtetit të Massachusetts, kandidat për President në vitin 2004. Mbështetja e zotit Keri u bë e njohur në një miting elektoral në shtetin e Karolinës së Jugut.

“Siç e keni vënë re, ai ka një talent të jashtëzakonshëm të komunikojë qartë shpresat dhe aspiratat tona për Amerikën dhe botën. Dhe kjo është arsyeja pse Barak Obama ka mundësinë më të madhe të drejtojë një transformim dhe jo një tranzicion,” shprehet Xhon Keri.

Zgjedhjet paraprake për demokratët në Karolinën e Jugut do të zhvillohen në 26 janar dhe ato janë kthyer në një pikë kyçe për zotin Obama dhe senatoren Hillari Klinton, e cila fitoi ditët e fundit zgjedhjet paraprake në New Hampshire. Zoti Obama dhe zonja Klinton janë përfshirë në një garë të fortë shtet pas shteti për të fituar sa më shumë delegatë në zgjedhjet paraprake ose konferencat të cilat do të përcaktojnë kandidatin për President në Kuvendin e Partisë Demokratike që do të zhvillohet në fund të muajit gusht.

Ndërkohë, një tjetër demokrat është duke u larguar nga gara presidenciale. Guvernatori i shtetit të New MexiKo, Bill Riçardson u tërhoq pas rezultateve zhgënjyese të arritura në konferencat e partisë në shtetin e Iowas dhe në zgjedhjet paraprake në atë të New Hampshire, ku në të dy rastet ai u rendit i katërti.

“Ne parashtruam platformën tonë për ndryshim, por në rastin tonë ndryshmimi do të drejtoehj nga përvoja. Ne parashtruam platformën tonë për politikën e jashtme me parime dhe realizëm,” tha zoti Riçardson.

Prova tjetër e rëndësishme për demokratët që ende vazhdojnë të jenë në garë janë konferencat partiake në shtetin e Nevadës në 19 janar. Në krahun republikan, vëmendja është përqëndruar në zgjedhjet paraprake në shtetin e Miçiganit të martën që vjen, ku senatori i shtetit të Arizonës Xhon Mekein shpreson të përforcojë fitoren e tij në zgjedhjet paraprake në shtetin e New Hampshire. Zoti Mekein do të ndeshet me një sfidë të fortë në Miçigan nga ish-guvernatori i shtetit të Massachusetts, Mit Romni dhe ish-guvernatori i shtetit të Arkansasë, Majk Hakëbi.

Zoti Romni shpreson të ketë sukses në këtë shtet, i cili është dhe vendlindja e tij dhe ku i ati, Xhorxh Romni, ka qenë guvernator. Zoti Romni është duke hasur vështirësi pas përfundimit në vendin e dytë në të dy shtetet, të Iowa dhe të New Hampshire.

Zoti Hakëbi, gjithashtu është duke u përqendruar në zgjedhjet paraprake të 19 janarit në shtetin e Karolinës së Jugut, ku ai shpreson të fitojë mbështetjen e besimtarëve konservatorë, i njëjti grup që e ndihmoi atë në fitoren q arritur në shtetin e Iowas. //ad//

XS
SM
MD
LG