Lidhje

SHBA theksojnë përsëri mbështetjen për pavarësi të mbikqyrur për Kosovën


Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tom Kejsi, tha sot në Uashington se Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të angazhuara për zbatimin e planit Ahtisari dhe kjo përfshin një pavarësi të mbikqyrur për Kosovën.

Por ai shtoi se nuk ishte në dieni të ndonjë marrëveshjeje për të vepruar bashkarisht me Gjermaninë lidhur me këtë çështje, apo për bisedime me Berlinin mbi këtë. Megjithatë, ai theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë besim se bashkësia ndërkombëtare do të jetë në gjendje të dalë me një qëndrim unik mbi çështjen e Kosovës.

Gazeta The New York Times, citon sot diplomatë të lartë të Bashkimit Evropain, të afërt me negociatat për statusin e Kosovës të kenë thënë se Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kanë rënë dakord ta njohin Kosovën, pasi ajo të shpallë pavarësinë, madje t'u bëjnë thirrje edhe vendeve të tjera të Evropës që të pasojnë. //ad//

XS
SM
MD
LG