Lidhje

Opozita në Shqipëri përpiqet të unifikojë qëndrimet mbi reformat


Në Shqipëri drejtuesit e partive opozitare u mblodhën sot për të unifikuar qëndrimet e tyre lidhur me dy reformat e mëdha, atë zgjedhore dhe në sistemin e drejtësisë. Kryetari i Partisë Aleanca Demokratike Neritan Ceka deklaroi se diskutimet ishin përqëndruar më shumë në reformën elektorale.

Ky është takimi i parë mes drejtuesve të partive të majta pas ofertës së socialistëve që së bashku me shumicën qeverisëse të realizonin me konsensus dy reformat e kërkuara edhe si kusht për anëtarësimin e Shqipërisë në Nato.

Partitë e majta pritet të dalin së shpejti me një deklaratë të përbashkët. Ndërsa për reformën në sistemin e drejtësisë janë hedhur hapat e para, për atë elektorale çdo gjë ka mbetur në vend. Edhe vetë dy grupimet e mëdha të së djathtës dhe opozitës duhet më parë të bien dakort brenda koalicioneve veçanërisht për sistemin zgjedhor dhe pragun electoral.//IB

XS
SM
MD
LG