Lidhje

Hollivud: Ceremonia Golden Globe degjeneron në konferencë shtypi


Ceremonia e çmimeve Golden Globe – Globi i Artë, e planifikuar të zhvillohej sonte në Hollivud është anuluar për shkak të grevës së skenaristëve. Fituesit megjithatë do të njoftohen përmes një konference shtypi që do të mbahet po sonte në Beverly Hills.

Çmimet Golden Globe, që jepen në një nga shfaqjet më ekstravagante të Hollivudit, tërheqin zakonisht 20 milion shikues, dhe shihen si tregues për çmimet Oskar që ndahen në muajin shkurt po në Hollivud.

Megjithë mungesën e publicitetit për shkak të anulimit të ceremonisë, filmi Atonement – Pendimi, kryeson me kandidatura në shtatë kategori për Globin e Artë të këtij viti. //ii

XS
SM
MD
LG