Lidhje

Çmimet Golden Globes ndahen pa shkëlqimin e Hollivudit


Filmi “Atonement” i cili ka si subjekt një dashuri tragjike të Luftës së dytë botërore, u cilësua si filmi më i mirë i vitit në kategorinë e filmave dramatikë, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të përvitshme kinematogrtafike në Hollywood, Globi i Artë.

Si filmi më i mirë operetë dhe komedi, u cilësua “Sweeney Todd, The Demon Barber of Fleet Street”, ndërsa ylli i këtij filmi, Johny Depp u nderua si aktori më i mirë në po të njëjtën kategori.

Aktori britanik Daniel Day –Lewis u vlerësua si aktori më i mirë dramatik, me rolin e tij në filmin “There will be blood”. Një tjetër britanike, Julie Christie, u cilësua si aktorja më e mirë dramatike me rrolin e saj në filmin “Away from her”.

Aktorja më e mirë në operetë dhe komedi u vlerësua Marion Cotillard e cila potretizon këngëtaren franceze Edith Piaf në filmin “La vie en Rose”.

Çmimet e globit të artë jepen nga Shoqata e Shtypit të Huaj në Hollywood.

Këtë vit ndarja e çmimeve të kësaj ceremonie, u zhvillua në një konference shtypi pa praninë e aktorëve dhe fituesve, pasi ceremonia e përvitshme e ndarjes së çmimeve u anullua mbas bojkotit të skenaristëve Hollivudianë.

Ata po vazhdojnë grevën e tyre, dhe fatin e ceremonisë së djeshme të ndarjes së çmimeve të Globit të Artë, mund ta ketë edhe ceremonia e çmimeve Oskar, që pritet të mbahet në datën 24 shkurt. //kk//

XS
SM
MD
LG