Lidhje

Nënshkruhet marrëveshja Rusi-Bullgari për gazin natyror


Bullgaria dhe Rusia nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme për ndërtimin e një tubacioni që do ta çonte gazin natyror nga Deti i Zi, për në Ballkan.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidenti bullgar Georgy Parvanov morën pjesë në ceremonisë e nënshkrimit në Sofje, në ditën e dytë të vizitës së udhëheqësit rus në Bullgari. Projekti 15 miliardë dollarësh, i njohur si Tubacioni Jugor, do t’u çojë 30 miliardë metra kub gaz në vit tregjeve evropiane, përmes Bullgarisë. Rusia dhe Bullgaria do ta ndajnë përgjysëm pronësinë e kompanisë, dhe do ta ndërtojnë dhe drejtojnë bashkarisht tubacionin.

Presidenti Putin, i cili po viziton Bullgarinë me një delegacion të nivelit të lartë, ku përfshihen edhe Kryetari i Bashkisë së Moskës, Juri Luzhkov dhe Drejtori i Gazpromit Dmitri Medvedev, të cilin zotin Putin e ka piketuar si pasues të tij, presidentin e ardhshëm të Rusisë. Vizita e zotit Putin shkaktoi protesta; disa qindra demonstrues thërrisnin parrulla kundër Putinit.//lk

XS
SM
MD
LG