Lidhje

Karzai: Terrorizmi është kërcënimi kryesor ndaj Afganistanit


Presidenti afgan Hamid Karzai thotë se terrorizmi vazhdon të jetë kërcënimi më i madh me të cilin përballet vendi. Në një fjalim para parlamentit në fillim të seancës së sotme, zoti Karzai tha se bashkëpunimi dhe përkrahja ndërkombëtare janë kyçe në luftën kundër terrorizmit. Ai tha se qeveria është e hapur për ata që e pranojnë kushtetutën e Afganistanit dhe duan t’u bashkohen përpjekjeve për rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta.

Komisionet e pajtimit kombëtar kanë vazhduar të ndihmojnë ish kuftëtarët e Talebanit dhe rebelët e tjerë të ri-integrohen në shoqëri dhe të heqin dorë nga ekstremizmi tani që numri i sulmeve të militantëve është në rritje.

Presidenti Karzai u tha gjithashtu ligjvënësve se kishte një rritje të dukshme të numrit të fëmijëve në jug që nuk shkonin më në shkolla për shkak të dhunës militante. Ai tha se rreth 300 mijë fëmijë nuk arritën të shkonin në shkolla gjatë të paktën gjysmës së vitit të kaluar. //ad//

XS
SM
MD
LG