Lidhje

KE miraton planin për pakësimin e gazeve të efektit serrë


Krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian miratoi një plan për pakësimin me 20 për qind të gazeve të çliruara nga efekti serrë, deri në vitin 2020.

Kryetari i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barrozo tha se kostoja e kësaj mase do të jetë rreth 87 miliardë dollarë. Plani u bën thirrje 27 vendeve të BE-së ta ndajnë mes tyre synimin për gjenerimin e 20 për qind të energjisë së vendeve të organizatës, nga burime të ripërtëritshme të energjisë, siç janë era dhe dielli.

Disa biznese e kundërshtojnë planin. Ata thonë se kostoja e veprimit në përshtatje me vendimin mund t’i detyrojë ata t’i zhvendosin vendet e punës jashtë Evropës.//lk

XS
SM
MD
LG