Lidhje

Në Francë, grevë një ditore e punëtorëve të sektorit publik


Në Francë, mësuesit, personeli i spitaleve dhe punëtorë të tjerë të sektorit publik zhvilluan një grevë një ditore për të protestuar kundër shkurtimit të vendeve të punës dhe për të kërkuar ngritjen e pagave.

Sindikatat e punëtorëve, që përfaqësojnë më shumë se 5 milion punëtorë francezë, organizuan grevën për të protestuar kundër planeve të njoftuara nga presidenti Nikolas Sarkozi, për shkurtimin e sektorit publik, duke mos zëvëndësuar gjysmën e nëpunësve të sektorit civil, që dalin në pension.

Deri rreth orës 10 të mëngjesit, ministria e arsimit llogariti se rreth 30 përqind e mësuesve dhe 20 përqind e punëtorëve të sistemit postar ishin hedhur në grevë. Zyrtarët e sidnikatave thanë se pjesëmarrja në grevë ishte 50 përqind.

Marshime proteste ishin planifikuar sot në Paris dhe në qytete të tjerë të vendit.

Zyrtarët e sindikatave thanë se shpresonin të përsëritej ajo që ndodhi në grevën e 20 nëntorit, kur një e treta e nëpunësve të sektorit publik nuk u paraqitën në punë dhe qindra mijëra njerëz të tjerë u bashkuan me grevistët në manifestime proteste në gjithë vendin. (ze)

XS
SM
MD
LG