Lidhje

Zëri i Amerikës dënon sulmin ndaj pronarit të radios maqedonase


Zëri i Amerikës e dënoi me forcë sulmin ndaj pronarit të një radioje maqedonase, Goran Gavrilov, i cili u rrah egërsisht të premten përpara shtëpisë së tij.

Drejtori i Zërit të Amerikës, Danforth Austin bëri thirrje dje për hetime të plota të rrethanave në të cilat u krye sulmi fizik ndaj pronarit të radios kombëtare Kanal 77. Zoti Austin tha në një deklaratë se lejimi i një dhune të tillë kundër medias do të ishte një hap prapa për Maqedoninë.

Të premten mbrëma, njerëz të panjohur e rrahën zotin Gavrilov me shufra hekuri përpara shtëpisë së tij në qytetin Stip të Maqedonisë lindore. Ai u dërgua në një spital të Stipit nga i cili doli mbrëmë.

Kanali 77 ritransmeton programet e Zërit të Amerikës në gjuhën maqedonase përmes rrjetit të tij në të gjithë vendin. //ii

XS
SM
MD
LG