Lidhje

Sekuestrohet një sasi droge në kufirin Shqipëri-Greqi


Policia e Gjirokastrës bllokoi sot në pikën kufitare të Kakavijës rreth 160 kg hashash, si dhe arrestoi një person që drejtonte automjetin ku u gjet droga.

Policia shqiptare tha se kamioni tregtar po dilte nga kufiri shqiptar, në drejtim të Greqisë. Kamioni, me targa të Beratit ishte bosh dhe shërbente për transport shpendësh dhe kafshësh .

Policia tha se droga e llojit Mariuanë e presuar ishte e paketuar ne sasi te vogla, të destinuara per tregun grek. Drejtuesti e policisë kufitare shqiptare pohuan se sasia e narkotikeve në kamion u zbulua nga nje qen antidroge.

Policia ka bëre sekuestrimin e lëndës narkotike, sekuestrimin e kamionit, si dhe ka akuzuar shoferin e mjetit për vepren penale të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.//lk

XS
SM
MD
LG