Lidhje

Katër kandidatët presidencialë para Të Martës së Madhe


Në Shtetet e Bashkuara, katër kandidatët kryesorë presidencialë po bëjnë fushatë në mbarë vendin në përgatitje për të ashtuquajturën Super e Marta, javën e ardhshme kur do të zhvillohen zgjedhje paraprake në më shumë se 20 shtete njëherësh.

Senatori republikan John McCain dhe senatori demokrat Barak Obama morën dje përkrahjen e rëndësishme të gazetës Los Anxhelos Times. Kjo mbështetje mund t’u japë dy kandidatëve një nxitje të madhe kur votuesit në shtetin me shumë delegatë të Kalifornisë të zgjedhin ditën e martë.

Senatori Obama përballet në një garë të fortë me senatoren demokrate nga Nju Jorku Hillary Clinton, ndërsa senatori McCain konkuron kundër ish guvernatorit të shtetit Masaçusets Mit Romni për emërimin e partisë republikane.

Kandidatët republikanë konkurojnë edhe në shtete të vogla si Maine ku votimet filluan dje dhe përfundojnë nesër. Votuesit mblidhen në tubime të vogla komunitetesh dhe shprehin preferencën e tyre për kandidatët presidencialë, megjithëse fitorja nuk i jep asgjë atij kandidati përveç një përkrahjeje politike shtesë. //rd//

XS
SM
MD
LG