Zyrtarë të ODIHR-it, zhvilluan bisedime në Moskë me zyrtarët rusë të zgjedhjeve, në përpjekje për të siguruar kushte më të mira për vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale muajin e ardhshëm.
Javën e kaluar Rusia ftoi më pak vëzhgues se në zgjedhjet e mëparshme për të ndjekur zgjedhjet e muajit mars dhe tha se vëzhguesit nuk mund të fillonin punën para 28 shkurtit. ODIHR-i, krahu i OSBE-së, për zgjedhjet tha se i duhet më shumë kohë dhe ka kërcënuar të tërhiqet në qoftë se Rusia nuk i pakson kufizimet.
Zyrtarët e OSBE-së nuk komentuan për bisedimet e fundit. Por një zëdhënës i saj u tha gazetarëve të huaj në telefon se vëzhguesit nuk do të punojnë në kushtet e kufizimeve të vëna nga Moska. //rd//