Lidhje

Deklarata të Prishtinës dhe Beogradit për pavarësinë


Udhëheqësit politikë të Kosovës ende nuk kanë shpallur zyrtarisht ndonjë datë për pavarësinë e pritëshme, por Prishtina përsëriti sot se ajo është shumë e afërt ndërkohë që Beogradi ritheksoi se nuk do ta njohë një Kosovë të pavarur. Deklaratat u bënë nga kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidenti i Serbisë Boris Tadiç.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi la të kuptohet sot se Kosova do ta shpallë pavarësinë para fundjavës së ardhshme por përsëri pa dhënë ndonjë datë të saktë. “Ne kemi caktuar një datë por arsyeja që nuk e kemi shpallur atë është se po vazhdojmë të kërkojmë përkrahje për njohjen e pavarësisë nga vendet evropiane. Meqenëse kemi rreth 100 vende të cilat na përkrahin, tani ne mund të ecim përpara dhe mund të them se kjo fundjavë do të jetë shumë e rëndësishme para se Kosova të shpallë pavarsinë.”

Ndërkohë presidenti i Serbisë Boris Tadiç i cili po merr pjesë në një konferencë vjetore për sigurinë në Mynih të Gjermanisë tha se Serbia nuk do ta pranojë shpalljen e pavarësisë nga Kosova. “Ne do të reagojmë, jo duke bërë luftë por duke shfrytëzuar mjete ligjore dhe diplomatike. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për tërësinë territoriale dhe për sovranitetin e vendit tonë por e përsëris jo me luftë dhe me dhunë. Si një demokraci normale europiane, ne do të shfrytëzojmë instrumentet ligjore dhe diplomatike,” tha zoti Tadiç. Udhëheqësit e serbëve të Kosovës kanë deklaruar se nuk do të njohin shpalljen e pavarsisë dhe se do të vendosin institucionet e tyre në pjesën veriore. //rd//

XS
SM
MD
LG