Anija e hapësirës Atlantis përfundoi, para se të ankorohej në stacionin orbital ndërkombëtar, një kontroll të gjendjes së saj duke u rrotulluar para ekuipazhit të stacionit.
Kjo i lejoi ekuipazhit në stacion të shikojnë për dëmtime të mundshme në pajisjet që e mbrojnë anijen nga nxehtësia. Agjensia amerikane e hapësirës NASA shprehu shqetësim për dëmtimin e disa pjesëve të pajisjeve izoluese të anijes gjatë nisjes të enjten. Kamerat tregojnë se anija kishte humbur materialin izolues në tri vende.
Një inspektim i mëhershëm nga ekuipazhi nuk kishte gjetur dëmtime të rëndësishme. Anija e hapësirës Atlantis po dërgon në stacionin ndërkombëtar të hapësirës një laborator shkencor evropian të quajtur Kolumbus që kushton rreth 2 miliardë dollarë. Laboratori, i cili e merr emrin nga eksploratori italian i shekullit të 15 Kristofor Kolombi, synon të bëjë studime të metejshme në fusha si ndikimi i udhëtimeve në hapësirë te qëniet njerëzore. //rd//