Lidhje

Olmert premton të ndjekë elementët terroristë që sulmojnë Izraelin


Kryeministri izraelit Ehud Olmert premtoi të ndjekë të gjithë ata që përfshihen në sulme terroriste ndaj Izraelit.

Komentet e zotit Olmert u bënë pas mbledhjes së kabinetit sot, një ditë pasi një raketë palestineze plagosi rëndë një djalë izraelit. Zoti Olmert tha se Izraeli do të verë në shënjestër të gjithë elementët terroristë.

Një tetë vjeçar në qytetin Sderot preu këmbën pas goditjes nga raketa e hedhur në Rripin e Gazës. Edhe vëllai i tij adoleshent u plagos nga sulmi.

Ministrja e jashtme e Izraelit Tzipi Livni tha sot se nuk ka asnjë shpresë për krijimin e një shetit palestinez që përfshin Gazën derisa ektremistët të vazhdojnë sulmet me raketa nga ky territor. (ze)

XS
SM
MD
LG