Lidhje

Amnesti kërkon që projekt-kushtetuta e Kosovës të vihet në dispozicion të publikut


Një organizate e njohur ndërkombëtare për të drejtat e njeriut u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që projekt-kushtetuta të vihet pa vonesë në dispozicion të publikut.

"Amnesty International" thotë se kushtetuta e re e Kosovës duhet të përcaktojë kornizën për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe shtetin juridik në Kosovë. Kjo organizatë thotë se populli i Kosovës duhet të ketë mundësinë të komentojë lidhur me projekt-kushtetutën para se ajo të miratohet.

"Amnesty International" thotë se kushtetuta e re duhet të garantojë gjithashtu mbrojtjen e të drejtave të grave, organizatave jo-qeveritare dhe interesave tët jera civile. Zyrtarët e Kosovës nuk kanë bërë komente rreth deklaratës së Amnesty International.

Në një zhvillim tjetër, kryetari i parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha sot se ligjvënësit do të takohen të premten për të miratuar procedura për kalimin e shpejtë të ligjeve që kanë të bëjnë me pavarësinë.//lk

XS
SM
MD
LG