Lidhje

Koshtunica akuzon SHBA për përdorim force ndaj Serbisë


Në Beograd, Kryeministri Vojislav Kostunica i deklaroi parlamentit se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë politikën e përdorimit të forcës kundër vendit të tij dhe i dha urdhër ambasadorit serb në Uashington, Ivan Bujaçiç të kthehej në atdhe.

Ndërkohë, ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian e lanë në dorë të secilit vend të vendosë për njohjen e Kosovës. Britania, Franca, Gjermania dhe Italia thanë se do ta njohin Kosovën, ndërsa Spanja, Qiproja, Greqia, Sllovakia dhe Rumania janë kundër.

Në deklaratën e saj për njohjen e Kosovës, Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice ftoi udhëheqësit serbë të bashkohen me Shtetet e Bashkuara në mbrojtjen e të drejtave, të sigurisë, të kulturës dhe të jetesës së komunitetit serb në Kosovë.

Në Beograd, Ministria e Brendshme e Serbisë ngriti akuza penale kundër Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, Kryeministrit Hashim Thaçi dhe kryetarit të parlamentit Jakup Krasniqi për krijimin e atij që ata e quajtën “një shtet falso”. //ii

XS
SM
MD
LG