Lidhje

Berman: Mbështes njohjen e Kosovës nga qeveria amerikane


Në përgjigje të njohjes zyrtare të pavarësisë së Kosovës nga qeveria amerikane, kryetari në detyrë i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë në Kongresin amerikan, Howard Berman tha se “është krenar që e mirëpret Kosovën, këtë anëtare të re në komunitetin e vendeve sovrane.

Në një deklaratë zoti Berman thotë se "tani fillon edhe puna më e vështirë dhe mbetet shumë për të bërë për të garantuar se tranzicioni i Kosovës do të kryhet me sukses. Sfidat për Kosovën, shton ai, përfshijnë luftën kundër papunësisë së lartë, punën për të gjallëruar ekonominë e dobët të vendit, forcimin e institucioneve politike dhe të shtetit juridik si dhe ruajtjen e sigurisë kudo në rajon.

Udhëheqësit kosovarë, thotë zoti Berman, duhet të tregohen të palodhur për të garantuar se vendi i tyre do të jetë i sigurt dhe mikpritës për të gjithë qytetarët, duke përfshirë pakicën serbe.

E kuptoj, thotë zoti Berman, se kjo ditë është e dhimbëshme për shumë njerëz në Serbi. Në deklaratën e tij, kryetari në detyrë i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë, Howard Berman, i bën thirrje qeverisë së Beogradit që të reagojë në atë mënyrë siç do të vepronte një vend sovran dhe i respektuar ndaj zgjidhjes së statusit të Kosovës. //ii

XS
SM
MD
LG