Lidhje

Një gjykatë ruse dënon ish ministrin e energjisë bërthamore


Një gjykatë në Moskë dënoi ish ministrin rus të Energjisë Atomike Evgeni Adamov nën akuzat për mashtrim dhe shpërdorim detyre. Gjykata nuk e shpalli dënimin sot deri sa të përfundojë leximin e aktgjykimit. Prokurorët kanë kërkuar 9 vjet burg për Adamovin.

Prokuroria e akuzoi Adamovin dhe dy bashkëpunëtorët e tij për formimin e një grupi kriminal anëtarët e të cilit arritën të vjedhin miliona dollarë nga fondet e shtetit për përdorim personal. Adamovi përballet me akuza edhe në Shtetet e Bashkuara, ku akuzohet për keqpërdorimin e 9 milion dollarëve të caktuara për përmirësimin e masave të sigurisë së reaktorëve të kohës sovjetike në Rusi.

Uashingtoni i kërkoi qeverisë zvicerane në vitin 2005 ta ekstradonte Adamovin në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me akuzën e përvetësimit. Por Zvicra e dërgoi të dyshuarin në Rusi, pasi gjykata e lartë e Zvicrës vendosi se ai duhet të gjykohej më parë në vendin e tij. //rd//

XS
SM
MD
LG