Lidhje

Presidenti Bush në Ganë, në kuadër të turneut afrikan


Presidenti Bush thotë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë në plan të ndërtojnë baza të reja ushtarake në Afrikë. Në komentet në Ganë, zoti Bush u përpoq t’u përgjigjej shqetësimeve në lidhje me komandën e re rajonale që Shtetet e Bashkuara kanë krijuar për Afrikën, të njohur si AFRICOM.

Ai tha se komanda synon t’u vijë në ndihmë ushtrive afrikane t’u përgjigjen më mirë konflikteve pa pasur nevojë për ndihmë nga jashtë. Libia, Nigeria dhe Afrika e Jugut kanë shprehur rezerva për AFRICOM-in, duke thënë se ndikimi i ushtrisë amerikane mund ta përfshijë Afrikën në luftën amerikane kundër terrorizmit.

Në komentet që bëri Presidenti Bush, duke folur përkrah presidentit të Ganës John Kufour në Accra, ai tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk e konsiderojnë Kinën si një konkurente të fortë në Afrikë. Presidenti dhe Zonja e Parë Laura Bush mbërritën dje në Ganë, ndalesa e katërt e turneut të tij në pesë vende afrikane. //ad//

XS
SM
MD
LG