Lidhje

Serbët protestojnë sot në Beograd kundër pavarësisë së Kosovës


Sot në Beograd do të mbahet një protestë kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Kryeministri Vojislav Kostunica pritet t’u flasë demonstruesve para godinës së parlamentit.

Shpallja e pavarësisë së Kosovës të dielën u prit me protesta në gjithë Serbinë dhe në zonat e populluara nga serbët në veri të Kosovës, Bosnje dhe zona të tjera.

Beogradi e ka quajtur këtë veprim të paligjshëm dhe po tërheq ambasadorët nga vendet që po njohin pavarësinë e Kosovës.

Bullgaria dhe Sllovenia që mban kryesinë e radhës të Bashkimit Evropian, u kërkuan dje udhëheqësve serbë që të përpiqen për integrimin e mëtejshëm në Bem dhe jo të izolojnë popullin e vet në lidhje me Kosovën.

Po dje, paqeruajtësit ndërkombëtarë rihapën dy postblloqe kufitare mes Kosovës veriore dhe Serbisë qendrore, të cilat u dogjën nga serbët të martën, në shenjë proteste ndaj pavarësisë së Kosovës. //kk//

XS
SM
MD
LG