Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit nuk u kushtoi rëndësi komenteve të një diplomati rus, sipas të cilit Rusia mund të përdorë forcën ushtarake nëse vendet e NATO-s shkelin mandatin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
Zyrtari vuri në dukje se ambasadori i Rusisë në NATO, Dmitri Rogozin, ish kreu i komisionit të Dumës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, është i njohur për retorikën me tone nxitëse. Zoti Rogozin i bëri komentet sot gjatë një lidhjeje televizive me Brukselin. Diplomati rus argumentoi se nëse NATO-ja shkel ligjin ndërkombëtar dhe mbështet me forcë pavarësinë e Kosovës, atëhere Rusia duhet të veprojë në të njëjtën mënyrë për të fituar respekt.
Zyrtari amerikan, i cili kërkoi të mos identifikohet, vuri në dukje se zyrtarë të lartë të qeverisë ruse janë shprehur në mënyrë të përsëritur kundër deklaratës së pavarësisë të Kosovës por akush nuk e ka përmendur një kërcënim të tillë. Ai tha se beson që zoti Rogozin mund t’i ketë tejkaluar udhëzimet e marra. //ad//