Presidenti i Serbisë Boris Tadiç bëri thirrje që t'i jepet fund dhunës pas sulmeve të djeshme të protestuesve në Beograd kundër ambasadës amerikane dhe përfaqësive të tjera diplomatike. Zoti Tadiç thirri sot një takim të ngutshëm të këshillit kombëtar të sigurisë ku tha se dhuna është e pajustifikueshme.
Policia ka arrestuar rreth 200 vetë në lidhje me dhunën e djeshme e cila la një të vrarë dhe të paktën 130 të plagosur. Ambasadori amerikan ka udhëzuar personelin jo të domosdoshëm të ambasadës dhe familjarët e tyre të largohen nga vendi. Nga ana e tij
Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica shprehu keqardhje për dhunën e djeshme kundër ambasadave të huaja në Beograd duke paralajmëruar se sulme të tilla mund t'i dëmtojnë përpjekjet e Serbisë për ta mbajtur Kosovën.
Dje, Shtetet e Bashkuara protestuan zyrtarisht pranë Serbisë për masat e pamjaftueshme të sigurisë në ambasadën amerikane në Beograd ku demonstruesit që protestonin kundër mbështetjes amerikane ndaj pavarësisë së Kosovës sulmuan dhe dogjën pjesërisht ndërtesën.
Nga ana e tij, Bashkimi Europian paralajmëroi Serbinë se bisedimet për marrëdhënie më të ngushta me BE-në do të pezullohen deri sa të ndërpritet dhuna. //ad//