Lidhje

Presidenti Bush bën thirrje për miratimin e ligjit të përgjimit


Presidenti Xhorxh Bush i bëri përsëri thirrje Dhomës së Përfaqësuesve, që të ndjekë hapat e Senatit dhe të miratojë një ligj mbi programin e debatuar të përgjimit. Sot në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Bush tha se Senati miratoi një ligj të mirë për këtë program, që e lejon qeverinë të mbikqyrë pa lejen e gjykatës telefonatat dhe imellet e individëve në Shtetet e Bashkuara dhe të dyshuarve terroristë jashtë vendet.

Presidenti, i cili i bëri këto komente gjatë një mbledhjeje vjetore me guvernatorët e shteteve, kërkoi që kompanive të telekomunikacionit që ndihmuan qeverinë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, t’u jepet imunitet ndaj proceseve të mundëshme gjyqësore. Versioni i projekt-ligjit, i miratuar nga Senati, përfshin imunitet prapaveprues ndaj kompanive në fjalë. Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve janë kundër projekt-ligjit.//lk

XS
SM
MD
LG