Lidhje

Debat i ashpër mes kandidatëve demokratë


Në Shtetet e Bashkuara, kandidatët demokratë për president, senatorët Hillari Klinton dhe Barak Obama zhvilluan mbrëmë një debat të nxehtë televiziv në Klivlend të shtetit Ohajo, ku folën për kujdesin shëndetësor, tregtinë dhe problemet ndërkombëtare.

Ky debat u zhvillua vetëm një javë para zgjedhjeve paraprake kyçe në shtetet Ohajo dhe Teksas. Zonja Klinton kritikoi ashpër senatorin Obama lidhur me disa materiale fushate të shpërndara prej tij, në të cilat thuhet se plani i saj për kujdesin shëndetsor do t'i detyronte njerëzit të blenin sigurime edhe nëse nuk mund t'i përballonin ato. Senatori Obama tha se fushata e tij nuk ishte ankuar kur fushata e zonjës Klinton kishte bërë sulme të ngjashme negative kundër tij.

I pyetur se çfarë do të bënte në se Rusia do t'u jepte urdhër trupave për të ndihmuar Serbinë të rimerrte Kosovën, Senator Obama tha se si president, ai do të bashkëpunonte me vendet që e kanë njohur Kosovën. Ja si u shpreh ai: "Ne do të punojmë me komunitetin ndërkombetar që e ka njohur Kosovën duke theksuar se kjo është e papranueshme. Ne jemi me fat që kemi NATO-n atje. Ne nuk do të punojmë të izoluar. Kjo është një fushë ku administrata e Presidentit Klinton pati merita të veçanta. Por le të jem i qartë: Ne e kemi njohur Kosovën si një shtet të pavarur e sovran, ashtu siç ka bërë Britania e Madhe e shumë vende të tjera. Dhe kjo sjell me vete edhe përgjegjësinë që të marrim masa që ky vend të mos pushtohet", u shpreh zoti Obama.//rd//

XS
SM
MD
LG