Lidhje

Krijohet Grupi Drejtues për Kosovën


Përfaqësues të 15 vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës u mblodhën sot në Vjenë në takimin e parë të Grupit Drejtues për Kosovën, një grup ky që do të vëzhgojë zbatimin e vendimit për pavarësinë, përkatësisht për të ndihmuar në drejtimin e zhvillimit demokratik të Kosovës në të ardhmen.

Grupi synon të nxisë qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit dhe ruajtjen e karakterit shumetnik të Kosovës. Funksionimi i këtij grupi parashikohet në propozimin e kryenegociatorit Martti Ahtisaari. Grupi emëroi sot zotin Piter Feith si Përfaqësues Civil Ndërkombëtar për Kosovën. Ai do të ketë përgjegjësi të posaçme, në përputhje me planin Ahtisaari, për të mbikëqyrur përmbushjen nga ana e Kosovës të detyrimeve që dalin nga ky plan.

Pjesëmarrësit u kanë bërë thirrje të gjitha palëve në Kosovë dhe në rajon të distancohen nga dhuna, veprimet destabilizuese apo retorika provokuese që justifikon apo nxit dhunën. //rd//

XS
SM
MD
LG