Lidhje

Një shpërthim në Mitrovicë shkatërron dy makina të OKB-së


Në pjesën veriore të Mitrovicës, dje në mbrëmje ndodhi një shpërthim, ku sipas njoftimeve nuk pati viktima, por u dëmtuan dy makina të Misionit të Kombeve të Bashkuara. Zyrtarë të policisë thanë se shpërthimi ndodhi në afërsi të stacionit të policisë dhe të Gjykatës së Qarkut në këtë qytet.

Veriu i Mitrovicës i banuar me shumicë serbë është bërë skenë e protestave të përditshme të pjesëtarëve të këtij komuniteti të cilët kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës e cila u shpall më 17 shkurt.

Protestat janë drejtuar edhe kundër vendeve që njohën pavarësinë por edhe kundër Misionit të Bashkimit Evropian, i cili do të zëvendësojë Misionin aktual të Kombeve të Bashkuara. Kohët e fundit në këtë pjesë të Kosovës ku tensionet janë mjaft të larta kanë ndodhur disa shpërthime.

Ndërkohë, autoritetet thonë se pavarësisht tensioneve, gjendja në këtë zonë është nën kontrollin e plotë të mekanizmave të sigurisë. //kk//

XS
SM
MD
LG