Lidhje

Presidenti palestinez ndërpret bisedimet e paqes me Izraelin


Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ndërpreu bisedimet e paqes me Izraelin në shenjë proteste ndaj ofensivës ushtarake izraelite kundër militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës. Nga sulmet izraelite sot u vranë të paktën gjashtë palestinezë, përfshi një foshnje 21 muajshe.

Avionët luftarakë izraelitë shkatërruan zyrat e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Ismail Haniyeh. Të paktën 54 palestinezë u vranë dje në Gazë, gati gjysma e tyre militantë dhe të tjerët civilë.

Dje ishte dita më e përgjakshme për palestinezët që nga viti 2000 i cili shënon fillimin e kryengritjes së tyre. Zyrtarët izraelitë e kritikuan vendimin e zotit Abbas si të gabuar. Kryeministri Ehud Olmert i tha sot kabinetit se ofensiva ndaj Hamasit do të forcojnë shanset për paqe duke dobësuar rivalin kryesor të qeverisë së moderuar të zotit Abbas.//rd//

XS
SM
MD
LG