Në Muzeun Britanik në Londër, miliona njerëz çdo ditë vizitojnë një koleksion të famshëm me statuja të mermerta që i përkasin antikitetit grek, e që quhet, Parthenon. Ky koleksion quhet nga të gjithë si shembulli më i rëndësishëm i artit perëndimor, dhe projektimit të banesave. Po pse këto statuja greke ndodhen në muzeun britanik, është kjo një pyetje që e merr përgjigjen në materialin në vazhdim.
Shumë njerëz i njohin statujat e muzeut britanik si Mermeret e Elginit. Ato janë quajtur kështu prej Lordit Rhomas Elgin, i cili ishte ambasadori britanik në perandorinë Otomane në fillim të shekullit të 19. Perandoria Otomane atë periudhë përfshinte dhe Greqinë. Lord Elgin vendosi që ai ishte në një pozitë të mirë, që mund t’i jepte shtysë koleksionimit të veprave të artit në Britani. Kështu ai mblodhi një grup ekspertësh që e ndihmuan atë të bënte vizatimet dhe kopiet e ndërtesave antike që ishin në Athinë.
Në 1801, Lordi Elgin mori lejen ligjore që të merrte copa të gurëve që ishin të vizatuar apo përmbanin fjalë të skalitura. Më tej, një tjetër dokument ligjor, e lejonte atë që t’i çonte me anije këto pjesë gurësh, apo mermeresh, që të dërgoheshin në Londër. Ai ia shiti këto gurë apo mermere, qeverisë Britanike për t’u vendosur në Muzeun Britanik, i cili besonte se kishte të drejtën që t’i ruante këto punime.
Por qeveria greke nuk mendonte kështu. Në 1980, qeveria greke nis një fushatë moderne për të rikthyer statujat, të cilat grekët i quanin Parthenoni i Mermertë. Ministrja e Kulturës së asaj kohe, Melina Mërkuri, e bëri ndërkombëtare fushatën për rikthimin e statujave, duke e ngritur çështjen gjatë një takimi në SHBA. Qeveria greke ka ndërtuar një muze pranë rrënojave të Parthenonit, për të vendosur statujat antike. Atje u vendosën statujat që kishin mbetur në Parthenon si dhe kopje të atyre që ishin në Britani. Të vendosura sëbashku, ato tregojnë historinë e kulturës antike.
Ministri aktual i kulturës Mihalis Lipas thotë se muzeu i ri i Akropolit, e bën të mundur që skulpturat, që ende janë në Britani, të kenë vendin e duhur dhe të jenë të mbrojtura. Ai thotë se Britania nuk ka më justifikim për t’i mbajtur ende skulpturat.
Një zëdhënëse e Muzeut britanik në Londër, thotë se Muzeu i Akropolit është një përpjekje e rëndësishme, por ajo thekson se qëllimi i Muzeut Britanik është që të paraqesë të gjitha kulturat botërore përpara vizitorëve, kështu ata mund të krahasojnë qytetërimet. Kjo çështje nuk është më vetëm mes qeverive dhe muzeve.
Majkëll Repas ka ndihmuar në krijimin e një grupi të quajtur Komiteti Amerikan për Ribashkimin e Skulpturave të Parthenonit. Zoti Repas, një greko-amerikan, thotë se pjesë të historisë së tij janë vjedhur dhe janë vendosur në Muzeun e Britanisë. Ai thotë se situata është sikur të shkëputej një pjesë e Statujës së Lirisë në New York dhe të vendosej në një muze në në shtet tjetër.
Sot, sikurse në kohën e Lordit Elgin, ligjet ndërkombëtare, mbrojnë trashëgiminë kulturore të një vendi. Muzetë dhe qeveriitë përdorin këtë ligje për të ndërmjetësuar për të rikthyer këto objekte. Shpesh, muzeumet nuk e dinë që këto objekte janë marrë në të kaluar ilegalisht. Por megjithatë ka hapësira të cilat nuk e saktësojnë kur një muze ligjërisht ka të drejtën që të blejë vepra arti. Për shembull, Marion True është një specialiste arti e cila punon për një muze në Los Angeles. Që nga viti 2005 ajo ka një proçes gjyqsor në Itali. Ajo akuzohet për veprime të paligjshme për fshehjen e objekteve kulturore antike italine. Për të njëjtën gjë ajo është në gjyq dhe në Greqi.
Italia ka forcuar ligjet e saj për këtë çështje, dhe ajo po merr rreth 30 objekte që i përkasin trashëgimisë së saj kulturore nga Universiteti i Bostonit. Po e njëjta gjë ndodh dhe me Universitetin Yale i cili i ktheu Perusë disa objekte që ishin marrë nga qyeteti peruan Machupichu. Mucic Përpjekjet për mbrojtjen e objekteve kulturore, u rritën mbas Luftës së dytë botërore.
Në 1970, UNESCO, krijoi një konventë që ndalonte lëvizjen ilegale të pronësive apo objekteve kulturore. Por vende të ndryshme kanë ligje të caktuara për objekte e tyre kulturore. //rd//