Zyrtarët e sigurisë në Pakistan thanë se nga një shpërthim vetvrasës gjetën vdekjen të paktën 40 persona dhe u plagosën shumë të tjerë gjatë një takimi fisnor në veriperëndim të vendit.
Kryetarët e pesë fiseve e kishin organizuar takimin për të diskutuar probleme të sigurisë.
Një zyrtar qeveritar tha se pjesëmarrësit po finalizonin një marrëveshje për të luftuar kundër ektremistëve. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.
Presidenti Pervez Musharraf e dënoi incidentin, i treti sulm vetvrasës brenda tre ditësh në Pakistanin veriperendimor.