Një sulm vetëvrasës me bombë në një shkollë ushtarake të Pakistanit në qytetin lindor të Lahores ka shkaktuar 5 të vrarë dhe 19 të plagosur.
Shefi i policisë së Lahores tha se sulmi i sotëm filloi, kur dy autorë sulmesh vetëvrasëse me bombë shkuan me makinën tek gardhi i Kolegjit të Marinës. Ai thotë se njëri prej tyre hodhi veten në erë, duke lejuar personin e dytë të hynte në parking, duke shkaktuar një tjetër shpërthim.
Personat që u plagosën ishin oficerë të marinës që ndodheshin në një klasë pranë vendit të shpërthimit. Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, që është i pesti sulm vetëvrasës që ndodh në Pakistan në 5 ditët e fundit. Në këto sulme janë vrarë rreth 100 njerëz.
Presidenti pakistanez Pervez Musharraf tha se qeveria e tij, sipas fjalëve të tij, “nuk do të frikësohet” nga sulmi i sotëm. Ai u zotua se do ta vazhdojë luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit. //bsa//