Lidhje

Një avion luftarak rus hyn në territorin e anijes amerikane


Ushtria amerikane dërgoi dy avionë luftarakë për interceptimin e një avioni bombardues rus, që ju afrua dje një aeroplanmbajtëseje amerikane pranë brigjeve koreane.

Zyrtarët amerikanë thanë se avioni rus kishte fluturuar brenda distancës së lejuar 9 kilometërshe dhe në lartësinë rreth 600 metra mbi aeroplanmbajtësen amerikane Nimitz, kur avionët amerikanë e shoqëruan atë që të largohej nga rajoni.

Muajin e kaluar, dy avionë bombardues rusë ju afruan anijes Nimitz, kur ajo ndodhej pranë brigjeve japoneze. Edhe ata avionë u shoqëruan nga avionët amerikanë, për t’u larguar. Ky ishte fluturimi i parë i avionëve rusë mbi një aeroplanmbajtës amerikan, që nga viti 2004.//lk

XS
SM
MD
LG