Lidhje

Florida, Miçigani kërkojnë përfaqësim në zgjedhjen e kandidatit


Udhëheqësit politikë në Florida dhe Miçigan i kanë bërë thirrje Partisë Demokrate të lejojë delegacionet e shteteve të tyre të ndihmojnë në zgjedhjen e kandidatit për president.

Partia Demokratike vendosi që delegatët e Floridës dhe Miçiganit të mos marrin pjesë në kuvendin kombëtar sepse këto shtete i mbajtën shumë herët zgjedhjet te tyre paraprake, në kundërshtim me rregullat e partisë. Senatorja e Nju Jorkut, Hillëri Klinton fitoi në të dy këto shtete.

Guvernatorja e Miçiganit, demokratja Xhenifër Grenolm, dhe Guvernatori i Floridës, republikani Çarli Krist, bënë një deklaratë të përbashkët, ku kërkojnë që delegacionet të marrin pjesë në kuvendin e partisë. Ata e akuzojnë Partinë Demokrate se po mbyt zërat e më shumë se 5 milionë zgjedhësve.

Kryetari i Komitetit Kombëtar Demokratik, Hauard Din, u bëri thirrje zyrtarëve të partisë të Floridës dhe Miçiganit, që t’i përsëritin zgjedhjet në këto dy shtete, me qëllim që votat e tyre të merren në konsideratë. Zoti Din tha se po të bëhet kjo, delegatët e këtyre dy shteteve do të lejohen të marrin pjesë në zgjedhjen e kandidatit.//lk

XS
SM
MD
LG